Flash News

DITARI POLITIK

“Lutju për Skënderbeun”, sulmet kibernetike ‘përplasin’ Nokën me Spiropalin

“Lutju për Skënderbeun”, sulmet kibernetike

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, janë përfshirë në një debat në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Ishte Noka ai që e pyeti ministren nëse kishte apo jo përgjegjësi për hakimin e sistemit TIMS nga iranianët, ndërsa Spiropali kërkoi fillimisht Noka të bënte kërkesën si deputet për ta pyetur.

Demokrati ironizoi ministren duke i thënë që lutjet e Zotit t’i dërgojë për Skënderbeun pasi është e qartë se në Shqipëri nuk mund të ruhet më asnjë e dhënë.

Replikat në Komisionin e Sigurisë Kombëtare

Elisa Spiropali: Unë po përmbahem.

Flamur Noka: Më kthe një përgjigje. Nuk ka nevojë të nxisësh ti

Elisa Spiropali: O kryetar

Flamur Noka: 195 mln euro të taksave shqiptare janë rrëmbyer

Nasip Naço: Noka ministrja thotë bëj kërkesën si deputet

Elisa Spiropali: Të jeni të sigurt ju dhe të gjithë deputetët që çdo cent e taksave të shqiptarëve ka shkuar aty ku duhet. Shqipëria vlerësohet si vend lider në rajon për shërbimet ndaj qytetarëve. Ju keni të drejtën të dërgoni kërkesën zyrtare për të marrë informacion kush janë kompanitë

Flamur Noka: Zonjë jam duke të bërë pyetje

Elisa Spiropali: Në një kohë kur jemi në luftë të vërtetë me një vend armik keni kohë të merreni me muhabetet e mejhanes shqiptare. Kërkoj ndërhyrjen e kryetarit

Flamur Noka: Zoti kryetar po ju urdhërojnë. Ne emër të Skënderbeut. Po urdhëron kryetarin

Pranvera Resuli: Me fyerje dhe ofendime prekemi të gjithë këtu

Elisa Spiropali: O zot, mezi paskeni pritur

Flamur Noka: Lutju për Skënderbeun Zotit mos iu lut për të tjerat. Informacionin e kanë iranianët, nuk ka më çfarë ruhet në këtë vend

 

Të fundit