Flash News

DITARI POLITIK

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët kalon në Kuvend për shqyrtim

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët kalon në

Marrëveshja e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e dy kampeve të refugjatëve në Gjadër dhe në Shëngjin, është futur në rend të ditës në komisionin e Ligjeve.

Siç shihet edhe nga kalendari i punimeve që pritet të miratohet nga Konferenca e Kryetarëve, kjo marrëveshje pritet të diskutohet në Komisionin e Ligjeve dhe më pas në Kuvend për shqyrtim.

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët kalon në

Marrëveshja Shqipëri-Itali do të shqyrtohet brenda datës 22 dhjetor.

Marrëveshja për emigrantët Shqipëri-Itali

Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshje, sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.

Marrëveshja do të nisë së zbatuari pranverën e vitit të ardhshëm. Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e emigrantëve.

Komisionarja e lartë për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviç, ka deklaruar se marrëveshja e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët rrit shqetësimet për të drejtat e njeriut dhe shton shqetësimet për trendin evropian që përgjegjësitë për azilkërkuesit të dalin jashtë kornizës evropiane.

Po ashtu, marrëveshja është kritikuar nga organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, që e ka quajtur atë si “të jashtëligjshme dhe të pazbatueshme”.

Të fundit