Flash News

DITARI POLITIK

Mazhoranca i thotë “jo” hetimit për rrugët dhe AKSHI-n, rrëzon kërkesat e opozitës për komisione hetimore

Mazhoranca i thotë “jo” hetimit për rrugët dhe

Mazhoranca ka rrëzuar dy kërkesat e opozitës, për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për kontratat e ARRSH-së dhe AKSHI-n, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Demokratët kërkuan ngritjen e një komisioni për “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore”.

Opozita kërkoi “hetimin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH), për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes të së dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s ”.

Më herët, kreu i grupit të PD Gazment Bardhi deklaroi se ngritja e një komisioni hetimor përbën detyrim kushtetues të Kuvendit dhe nuk mund të pengohet nga qeveria, me argumentin se çështjet i takojnë drejtësisë.

Të fundit