Flash News

DITARI POLITIK

Mbështetësit e Fredi Belerit nisin festën, kandidati i "BF" fiton bashkinë e Himarës

Mbështetësit e Fredi Belerit nisin festën, kandidati i

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Fredi Beleri ka arritur të fitojë zgjedhjet për Himarën. Ai ishte në avantazh me 24 vota ku kishte mbetur të numërohej dhe kutia e fundit.

Por në fund numërimi mbaroi dhe Beleri mundi në garë me një rezultat të ngushtë kandidatin e Partisë Socialiste, Jorgo Goro. Kryetari i komisionit tha se diferenca mes Belerit dhe Goros ishte 25 vota.

Shumë mbështetës nisën festën pa përfunduar numërimi i fundit. Mos harrojmë që Beleri ndodhet në burg pas akuzave për shit-blerje votash.

Ndërkohë, në këtë KZAZ ishte prezent dhe kreu i PDIU-së, Vangjel Dule, i cili pas rezultatit pozitiv, u përqafua me mbështetësit e tij.

Të fundit