Flash News

DITARI POLITIK

Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Bylykbashi: Të trajtohen edhe rekomandimet e kaluara të ODIHR! Ndoja: Të shtohen ekspertët

Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Bylykbashi: Të trajtohen edhe

Komisioni për Reformën Zgjedhore u mblodh sot në takimin e radhës për të diskutuar ndryshimet e nevojshme në Kod dhe rekomandimet e dhëna nga raporti i OSBE-ODIHR.

Nuk munguan diskutimet e forta dhe debatet mes palëve në tavolinë. Përfaqësuesit e opozitës u fokusuan tek marrja parasysh e rekomandimeve të ODIHR edhe në të kaluarën, çështja e numrit të ekspertëve dhe problematika e votës së diasporës.

Kurse bashkëkryetari i grupit të mazhorancës deklaroi se nëse binin dakord, mund ta mbyllnin që sot marrëveshjen për reformën Zgjedhore, sepse problem nuk është koha.

“Më 2020 u bënë ndryshime të njëanshme në Reformën Zgjedhore. Vota e diasporës është një problem serioz dhe duhet zgjidhur e diskutuar. Reforma zgjedhore mos të trajtohet me tema të shkëputura dhe të mos kufizohemi vetëm te rekomandimet e aktuale të ODIHR dhe OSBE, por edhe te të kaluarat. Raporti i ODIHR foli për parti shtet”, tha bashkëkryetari i PD në këtë komision, deputeti Oerd Bylykbashi.

Kurse deputeti demokrat Arjan Ndoja vuri theksin te numri i ekspertëve dhe shkurtimi i kohës.

“Kam propozim për shtimin e numrit të ekspertëve nga palët, ata që japin mendime konkrete dhe çështja tjetër është të shkurtojmë kohën”, tha ai mes të tjerash.

 

Të fundit