Flash News

DITARI POLITIK

Mblidhet për herë të parë Komisioni Anti-korrupsion, opozita bojkoton punimet

Mblidhet për herë të parë Komisioni Anti-korrupsion, opozita

Është mbledhur për herë të parë Komisioni Anti-korrupsion, të cilin do ta drejtojë deputeti Fatmir Xhafaj.

Në mbledhje ka munguar opozita e cila vendosi ta bojkotojë. Demokratët kanë qenë kundër ngritjes së këtij komisioni nga socialistët.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po bën propagandë me korrupsionin, teksa theksoi se socialistët nuk janq konsultuar me opozitën.

Komisioni ka 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita, komision me afat 10 mujor. Anëtarët e këtij komisioni janë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.

Të fundit