Flash News

DITARI POLITIK

Mblidhet sot Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, në fokus çështjet organizative dhe ekspertët

Mblidhet sot Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore,

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë sot mbledhjen e tij të dytë zyrtare, në orën 12:30.

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë çështjet organizative, përfshirë ngritjen e Sekretariatit dhe miratimin e një kalendari të qartë pune. Gjithashtu, komisioni pritet të vendosë edhe mbi numrin e ekspertëve që do të asistojnë deputetët në procesin e reformës.

Mbledhja e parë u zhvillua rreth një muaj më parë dhe u bojkotua nga Partia Demokratike. Sot pritet që në tryezë të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e opozitës, përfshirë bashkëkryetarin Luçiano Boçi.

Të fundit