Flash News

DITARI POLITIK

McGonigal ‘shkon’ në Kuvend, opozita zhvillon sot mocionin me debat me Ramën

McGonigal ‘shkon’ në Kuvend, opozita zhvillon sot mocionin me

Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës plenare, e cila pritet të nisë me mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama që opozita kërkoi lidhur me çështjen ‘McGonigal’.

Deputetët do të kenë në dispozicion 24 orë për të zhvilluar mocionin dhe çdo deputet do të flasë deri në 10 minuta.

Mocioni me debat është kërkuar prej një muaji nga opozita, por socialistët e kanë refuzuar. Po ashtu, kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar u rrëzua nga maxhoranca. Vetë kryeministri Rama tha se nuk do të ketë një komision të tillë.

Të pranishëm në sallë sot pritet të jenë edhe disa nga deputetët e opozitës të cilëve iu ka përfunduar afati i përjashtimit nga Kuvendi, siç është kryedemokrati Sali Berisha.

Me iniciativë të socialistëve u përjashtuan mbi 20 deputetë në vetëm një muaj. Seancat e fundit janë shoqëëruar me debate e tensione, ku demokratët kanë bllokuar foltoren pasi kryeministri Rama nuk është paraqitur në seancë të përballet me akuzat për çështjen ‘McGonigal’.

Të fundit