Flash News

DITARI POLITIK

Me 85 vota, mazhoranca miraton ndryshimet në buxhet, Kodin Penal dhe ligjet e Reformës në Drejtësi

Me 85 vota, mazhoranca miraton ndryshimet në buxhet, Kodin Penal dhe ligjet

Pas një seance maratonë prej 12 orësh, mazhoranca miratoi me 85 vota aktin normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit si dhe ndryshimet në dy ligje të Reformës në Drejtësi.

Me 85 vota u miratuan edhe ndryshimet në Kodin Penal, për të cilat deputeti socialist Erion Bracce pati një përplasje me kreun e grupit të PS, Taulant Balla.

Bracce propozoi një ndryshim në Kodin Penal për të dënuar me gjobë ose burg ata që u shesin produkte të duhanit fëmijëve nën 18 vjeç.

“Amendamenti synon kriminalizimin e shitjes të produkteve të duhanit, cigareve elektronike personave nën moshën 18 vjeç, kur më parë janë marrë masë administrative dhe dënohet me gjobë deri në 300 mijë lekë ose burgim deri në 6 muaj”, u shpreh Braçe.

Gjatë seancës plenare u miratuan gjithashtu:

• Akti normativ për ndryshimet në ligjin e Buxhetit 2025 – 85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

• Projektligji për bashkëpunimin strategjik – 85 pro; 0 abstenim; 0 kundër

• Projektligji “Shqipëria në Traktatin për Pronësinë Intelektuale” – 85 pro; 0 abstenim; 0 kundër

• Projektligji “Për tregtinë e pronësisë intelektuale”- 84 pro; 0 abstenim; 0 kundër

• Projektligji “Për shërbimet e agjencive të udhëtimit” – 85 pro; 0 abstenim; 0 kundër

• Projektligji “Për tregtinë e paligjshme të duhanit”- 85 pro; 0 abstenim; 0 kundër

• Projektligji “Për ndryshimin e Kodit Penal” – Votimi në tërësi: 85 pro, 0 abstenim, 9 kundër

• Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” – 85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

• Projektligji “Për organet e qeverisjes në drejtësi” – 85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

• Projektligji “Për dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje” – 85 pro; 1 abstenim (Erald Kapri); 0 kundër

• Projektligji “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë” –83 pro (Xhafaj e Braçe nuk votojnë); 0 abstenim; 10 kundër

• Projektligji “Për importin dhe eksportin e armëve”- 84 pro (Braçe nuk voton); 0 abstenim; 10 kundër

• Projektligji “Për organizimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit” – 85 pro; 0 abstenim; 10 kundër

• Projektligji “Për Mediat Audiovizive” –85 pro; 0 abstenim; 1 kundër

Të fundit