Flash News

Ditari i Opozitës

Me fletë në dorë nëpër Kuvend, Gazment Bardhi nis mbledhjen e firmave. Për çfarë i duhen?

Me fletë në dorë nëpër Kuvend, Gazment Bardhi nis

Ndërsa në Kuvend diskutohet rendi i ditës, Gazment Bardhi ka nisur të mbledhë firma të deputetëve demokratë.

Siç duket edhe nga foto e publikuar nga LSA, Bardhi mban në dorë një fletë në të cilën shihen qartazi gjashtë emra me firmat përkatëse.

Me fletë në dorë nëpër Kuvend, Gazment Bardhi nis

Mësohet se Bardhi po negocion me kolegët e tij demokratë për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për vendimet dhe shpalljen e investitorëve strategjik.

Kujtojmë se një ditë më parë mazhoranca rrëzoi në Konferencën e Kryetarëve kërkesën e disa deputetëve demokratë për ngritjen e një komisioni të përhershëm për Investitorët Strategjik, ndërsa vetë Bardhi u shpreh se do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje.

Të fundit