Flash News

DITARI POLITIK

Më shumë zarfa se sa deklaruar? Çfarë po ndodh me votat e diasporës në Shkodër dhe Dibër

Më shumë zarfa se sa deklaruar? Çfarë po ndodh me votat e

Procesi i numërimit të votave të diasporës vijon të shoqërohet me polemika, teksa në dy qarqe, Shkodër dhe Dibër, janë regjistruar më shumë zarfa të numëruar se sa totali i deklaruar zyrtarisht.

Në Qarkun e Shkodrës janë numëruar 13,959 zarfa, ndërkohë që sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, totali i deklaruar i zarfeve të mbërritura ishte 13,533. Kjo përbën një diferencë prej 426 zarfe më shumë, që nuk është shpjeguar ende nga autoritetet.

Më shumë zarfa se sa deklaruar? Çfarë po ndodh me votat e

E njëjta situatë është regjistruar edhe në Qarkun e Dibrës, ku janë numëruar 7,773 zarfa, ndërkohë që sipas dokumentacionit zyrtar ishin parashikuar 7,504 zarfa, duke krijuar një diferencë prej 269 zarfe më shumë.

Më shumë zarfa se sa deklaruar? Çfarë po ndodh me votat e

Kujtojmë që situatë e njejtë ka ndodhur e me diasporën e Qarkut Kukës. KQZ ka vendosur 2902 zarfa të numëruar nga 2896 zarfa që janë në total.

Gjithashtu në Greqi janë numëruar rreth 43 mijë fletë votimi nga diaspora në Greqi, ndërkohë që zyrtarisht rezultojnë të regjistruar vetëm 42 mijë votues.

Të fundit