Flash News

DITARI POLITIK

Me urdhër të Ballës, Peleshi kalon në votim pa debat për rendin e ditës

Me urdhër të Ballës, Peleshi kalon në votim pa debat

Ashtu sikurse e urdhëroi Taulant Balla, kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka kaluar në votim pa debat për rendin e ditës.

Pa debat kaloi edhe raporitmi i institucioneve kushtetuese, për të cilat pas debateve mes PS dhe PD, Konferenca e Kryetarëve vendosi 2.5 orë kohë debat për çdo raport.

Seanca e sotme u shoqërua me debate të forta dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit u soll nga deputetët e opozitës në Kuvend si një kambanë alarmi që mazhoranca zgjodhi të mos e dëgjojë.

Përplasja nisi fillimisht mes ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, dhe kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi, kur ky i fundit kërkoi dorëheqjen e Albana Koçiut, nga Ministria e Brendshme. Lamallari akuzoi opozitën se ka nxitur urrejtje me gjuhën që përdor.

Të njëjtën retorikë përdori edhe Koçiu, e cila për t'iu shmangur përgjegjësisë, e gjeti fajin tek opozita.

Të fundit