Flash News

DITARI POLITIK

Meta mban fjalim në Kuvendin e Kosovës: Krenohemi me UÇK-në, marrëdhëniet tona të jenë vëllazërore

Meta mban fjalim në Kuvendin e Kosovës: Krenohemi me

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot i pranishëm në një vizitë zyrtare në Kosovë, ku ka mbajtur edhe një fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Meta u shpreh se kjo është vizitë e kryer në Kosovë, që prej vitit 2000 kur ai e vizitoi Kosovën si kryeministër. Meta nënvizoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jenë vëllazërore dhe strategjike. 

“Ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë për të qenë këtu me ju sot dhe për tu rikthyer në parlament pas 5 vitesh. Kur vizitova Kosovën si kryeministër në vitin 2000 theksova se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë nevojë për partneritet dhe jo paternalizëm. Që nga ajo kohë kanë ndodhur ndryshime të mëdha që nga shpallja e pavarësisë te njohja nga shumë vende të botës dhe organizatat ndërkombëtare.

Për Kosovën kane ndodhur ngjarje shume madhore. I kam qëndruar besnik filozofisë se partneritetit. Kosova e anëtarësuar ne shume organizata ndërkombëtare. Lidhje e pandashme mes Shqipërisë e Kosovës. Marrëdhëniet tona te jene vëllazërore e strategjike. Te bashkëpunojmë me sukses ne te gjitha nivelet. Shqiperinë dhe Kosovën i lidh gjithçka. Krenohemi me luftën e UÇK, te mbetet e panjollosur. Pafajësia e udhëheqësve te UÇK do te triumfoje. Ne kemi shumë të drejtë të krenohemi me peshën e ngritur. Por duhet të ndalim urgjentisht hemorragjinë e largimit të njerëzve”, deklaroi Meta.

Të fundit