Flash News

DITARI POLITIK

“Ministri ka dezinformuar”/ Ligji 7501 përplas Kason me Lamallarin

“Ministri ka dezinformuar”/ Ligji 7501 përplas Kason me

Mbledhja në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate mes ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari dhe deputetëve demokratë. Shkak u bë ligji 7501 që sipas Lamallarit, është miratuar nga Partia Demokratike.

Deputeti demokrat Ivi Kaso tha se Lamallari duhej ta niste fjalimin e tij me një ndjesë publike, pasi kishte gënjyer për ligjin 7501. Kaso theksoi se ministri ka dezinformuar publikun.

“Do të ndalem te një pyetje. Ministri ka pak në këtë detyrë. Diçka që lidhet me ministrin dhe jo me periudhën e raportimit. Besoj se kjo seancë e ministrit, përveç raportimit, të kishte nisur me një ndjesë publike. Ai duke u bërë pjesë e një debati publik, ka dezinformuar. Ai ka pretenduar se ligji 7501 është miratuar nga PD dhe kjo nuk është e vërtetë. Jo vetëm nga paraqitja objektive e fakteve, në fall ministri u kap nga shtypi dhe jo nga opozita. Kjo deklaratë në kuadër të një deklarate politike s’do të bënte problem, por ministri përfaqëson institucionin më të lartë të Drejtësisë. Njerëzit e marrin për të vërtetë këtë deklaratë. Zoti ministër, a mendoni se i detyroheni një ndjesë opinionit publik për dezinfomin që bëtë se kush e miratoi ligjin 7501?”, tha Kaso.

Ministri i Drejtësisë pretendoi se i referohej një deklarate të 11 shkurtit të vitit 2014.

“Prej 8 vite e gjysmë jam pjesë e kësaj qeverie. Në asnjë moment nuk kam dezinformuar. I referohem fakteve. Mjafton që të shohësh një intervistë të 11 shkurtit 2014 ku merret përgjegjësia e atij ligji. Të merret dhe lexohet në mënyrë korrekte dhe jo të analizohet deklarata ime. Shqipëria europiane nuk është Shqipëria e problemeve të theksuara të pronës, apo ligjeve të shkruara gabim, por është vendi i ligjeve që përputhen me standardet e BE”, tha ai.

Të fundit