Flash News

DITARI POLITIK

Miratohet në Kuvend ligjin që i shton kompetencat Prefektit, si u votua

Miratohet në Kuvend ligjin që i shton kompetencat Prefektit, si u

Në përfundim të seancës së sotme plenare në Kuvend janë miratuar dhe dy projektligjet që ishin në rendin e ditës.

Me 96 vota pro dhe asnjë kundër është miratuar projekt-ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë.”

Ndërkohë, është miratuar vetëm me votat e socialistëve, 71 vota pro dhe 27 kundër, projekt-ligji “ Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016, “Për prefektin e qarkut”.

Këto ndryshime i shtojnë kompetencat prefektit, pasi tashmë ai do të kontrollojë aktet e Këshillit Bashkiak.

Opozita e ka kundërshtuar këtë projekt-ligj, pasi e ka konsideruar si marrje kompetencash të pushtetit bashkiak.

Ndërkohë, Flamur Noka tha gjatë seancës së sotrme se përmes këtyre ndryshimeve, kryeministri Edi Rama kërkon të mbajë nën kontroll dhe presion kryetarët e bashkive.

 

Të fundit