Flash News

DITARI POLITIK

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, Kuvendi mban një minutë heshtje

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Janullatos, Kuvendi mban një minutë

Kuvendi është mbledhur për seancën e radhës, të enjten e 30 janarit, e cila u shty me disa orë, për shkak të ceremonisë mortore të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali mbajti fjalën hapëse, ku ngushëlloi klerikët dhe besimtarët e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për humbjen e madhe, teksa ngriti lart figurën e kreut të ndjerë të kishës, duke theksuar se "lindi në Greqi dhe vdiq në Shqipëri, në vendin ku do prehet deri në amshim".

Në fund të fjalës Spiropali ftoi deputetët për të mbajtur një minutë heshtje për Kryepeshkopin.

Të fundit