Flash News

DITARI POLITIK

“Ndrikull 5 milionëshe”/ Berisha ‘përplaset’ me Spiropalin, Paloka debat me Felajn: Shko moj budallaqe

“Ndrikull 5 milionëshe”/ Berisha ‘përplaset’

Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me replika e debate të ashpra mes deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa foli nga foltorja e Kuvendit, ka replikuar me Elisa Spiropalin duke e quajtur socialisten një ‘ndrikull 5 milionëshe’. Berisha akuzoi Spiropalin se bashkëshorti i saj i jep tendera vëllait të saj.

“Ndrikull Spiropali është titulli i një postimi, pas çdo fjale ka një vjedhje. Ndrikull 5 milionëshja ëhstë favoze me bashkëshortin e saj, Salarjonin, e cila ia jepte tenderat vëllait të saj që të shtoheshin milionat. Zonja që u pasurua aq shumë në dogana saqë kudo ta prekësh para nxjerr, burrin e çoi nga ujësjellësi në tenderat e KESH. Edhe aty përsëri Salarjoni, pra në qoftë se ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njeri tjetrin me para publike janë Spiropali- Toto.Yt shoq i jep tenderin vëllait tënd. Nuk ka vjedhje më të madhe ditën për diell si kjo. Do të ta them edhe tenderin”, tha Berisha.

Menjëherë pas fjalës së Berishës reagoi Spiropali. Kjo e fundit i ndërpreku fjalën kreut të PD, duke i hedhur poshtë akuzat e kryedemokratit dhe duke i kërkuar të shkojë në SPAK për të denoncuar rastin në fjalë.

“Unë e njoh vllain tim, sa e ka rrogën, ku punon. Njoh bashkëshortin, njoh kunatën time, nuk jam nga ata që nuk njohin baxhanakët. Mbaj përgjegjësi për të gjithë këta, se një cent nuk e kanë përfituar njerëzit e mi, cfarë mund të thuash për njerizt e tu Sali. Prandaj s’ma bën syri tërr, nuk kam për tu intimiduar, dëgjoje mirë këtë gjë. Po të bëj thirrje shko në SPAK e ku të duash, ty historia të del ndryshe, asnjë lloj shpifje nuk do na tërheq nga kjo betejë që nuk është me ty, por me një Shqipëri europiane që ty të ka lënë pas dhe ti nuk mund tja zësh më rrugën”, replikoi Spiropali.

Mirëpo, ndërprerja e fjalës së Berishës nga Spiropali acaroi situatën kur në mes ndërhyri deputeti demokrat Edi Paloka. Drejtuesja e seancës plenare Ermonela Felaj i kërkoi Palokës të dëgjojë deri në fund fjalën e Spiropalit.

Pjesë nga debati:

Paloka: Procedurë është kjo

Spiropali: Pse ulëret?

Felaj: O zotëri, çfarë ke që ulërin nga vendi njëherë? Pse ulërin?

Paloka: Po flet ai

Felaj: Ju meritoni të dilni jashtë

Paloka: Shko moj budallaqe

Fjalën e Palokës e ka mbështetur edhe Ferdinand Xhaferri, i cili i kërkoi Felajt të mos e drejtojë Kuvendin me dy standarde.

“Ju para se të merrni drejtimin e seancës këtu po fliste zonja Tabaku. Kërkoi fjalën për procedurë dhe nuk ia dhatë fjalën. A ka mundësi të më përgjigjesh çfarë po bënte Spiropali më përpara?”, tha Xhaferri.

Të fundit