Flash News

DITARI POLITIK

Ndryshime në trupën diplomatike, Begaj liron dhe emëron disa ambasadorë

Ndryshime në trupën diplomatike, Begaj liron dhe emëron disa

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot lirimin nga detyra dhe emërimin e disa ambasadorëve të Shqipërisë në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit.

Me dekret presidencial janë liruar nga detyra disa ambasadorë, mes tyre Riza Poda, Bardhyl Canaj, Sami Shiba, Vasilika Hysi dhe Albana Dautllari, të cilët kanë shërbyer në vende të ndryshme dhe organizata ndërkombëtare.

Po ashtu, Presidenti ka dekretuar edhe emërime të reja në trupën diplomatike shqiptare. Gazmend Barbullushi është emëruar ambasador në Mbretërinë e Belgjikës dhe në Dukatin e Madh të Luksemburgut, ndërsa Albana Dautllari është emëruar në Misionin e Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian në Bruksel.

Dekretet e Presidentit përfshijnë ndryshime në disa prej përfaqësive kryesore diplomatike të Shqipërisë në Europë dhe më gjerë.

Të fundit