Flash News

DITARI POLITIK

Nëna e Monika Kryemadhit në SPAK, pyetet për pasurinë

Nëna e Monika Kryemadhit në SPAK, pyetet për pasurinë

Fatime Kryemadhi nëna e deputetes Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e SPAK ku është pyetur për pallatin dhe pasurinë që disponon.

Zonja Fatime Kryemadhi ka deklaruar se të gjitha transaksionet janë kryer me bankë.

“Të gjitha transaksionet janë kryer me bankë. Unë kam ndihmuar gjithmonë vajzën time. Jam krenare për vajzën, e di nga e kam. Kjo histori ka nisur që kur vajza ime ka nisur të merret me djegësat. Unë nuk kam kompani 5D apo 8D. Kjo histori është politike”, ka thënë në dëshminë e saj Fatime Kryemadhi, nëna e deputetes Monika Kryemadhi.

Të fundit