Flash News

DITARI POLITIK

Nesër dëshmojnë 3 ministra të PS-së në komisionin e Shëndetësisë

Nesër dëshmojnë 3 ministra të PS-së në komisionin

Në mbledhjen e nesërme (e hënë) të komisionit hetimor të Shëndetësisë pritet të dëshmojnë para deputetëve tre ministra të Qeverisë socialiste.

Bëhet fjalë për ministren aktuale të Shëndetësisë Albana Koçiu, si dhe ministren tjetër Ogerta Manastirliu, që po ashtu kanë drejtuar këtë institucion, të cilat do t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve.

Ndërsa i treti në rradhë do të jetë Shkëlqim Cani, ish ministri i Financave për të cilin opozita ka dekalaruar se ai ka qenë kundër të dy koncesioneve.

Pas tyre në ulësen e dëshmimtarit do të jenë dhe katër drejtues të tjerë që kanë qenë pjesë e diskutimeve.

Dëshmimtarët

Znj. Albana Koçiu

 

Znj. Ogerta Manastirliu

 

Z. Shkëlqim Cani

 

Z. Admir Daci

 

Z. Arben Daci

 

Z. Artan Kalleshi

 

Z. Altin Fani

Të fundit