Flash News

DITARI POLITIK

Nga interpelanca tek projektligji ‘Për tatimin mbi të ardhurat’/ Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, rendi i ditës

Nga interpelanca tek projektligji ‘Për tatimin mbi të

Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare, ku në rendin e ditës parashikohet interpelanca me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Interpelanca është kërkuar nga deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Po ashtu do të votohet projektligji i ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ që lidhet me sistemin e tatimit të individëve dhe entiteteve ligjore në Shqipëri.

Nga interpelanca tek projektligji ‘Për tatimin mbi të

Në projektligjin e ri, të ardhurat personale të tatueshme janë klasifikuar në 3 kategori: të ardhura nga punësimi; të ardhura nga biznesi; të ardhura nga investimi.

 Të ardhurat personale sipas 3 grupeve më sipër, janë parashikuar të tatohen: dy 4 grupet e para (të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi) sipas një sistemi progresiv. K

onkretisht të ardhurat nga punësimi do të tatohen progresivisht me normat 13 % dhe 23%, ndërsa të ardhurat nga biznesi do të tatohen progresivisht me normat 15% dhe 23%.

 Ndërkohë, grupi i tretë (të ardhurat nga investimet apo kapitali pasiv) do të tatohen me normën tatimore 15% ndërkohë që dividentët tatohen me normën tatimore 8%. Tatimi mbi të ardhurat e korporatës ka një normë tatimore prej 15%.

Të fundit