Flash News

DITARI POLITIK

Nga raportimet e institucioneve te pr/ligjet, çfarë pritet të diskutohet sot në Kuvend

Nga raportimet e institucioneve te pr/ligjet, çfarë pritet të

Kuvendi do të mblidhet sot në seancën plenare të së enjtes në orën 10:00.

Në rendin e ditës janë parashikuar raportimet e disa institucioneve për vitin 2024, përfshirë veprimtarinë e Avokatit të Popullit, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit, si dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në rend të ditës gjithashtu është edhe shqyrtimi i projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Kuvendi pritet të miratojë projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit