Flash News

DITARI POLITIK

Nis me debate mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi 'përplaset' me Ndrecën

Nis me debate mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për

Ka nisur mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi.

Komisioni u ngrit pas dakordësisë midis PS dhe PD për ngritjen e dy komisioneve parlamentare.

Deputetja Albana Vokshi është kryetarja e komisionit. 

Kjo e fundit ka pasur një përplasje me deputetin socialist Plarent Ndreca, i cili tha se demokratët po bënin konferencë shtypi. Vokshi iu drejtua Ndrecës duke i thënë nuk mund të paragjykojë komisionin i cili sapo ka nisur.

Debati:

Ndrecaj: Po bën konferencë për shtyp, atëherë të ikim ne.

Ndrecaj: Më vjen keq që u nis në këtë mënyrë kjo mbledhje për arsye se thjesht dhe vetëm referuar deklaratave ju e keni paragjykuar veprimtarinë  e këtij komisioni, keni fyer një parim kushtetues që është, është arsyeja pse jemi ngritur, jemi ngritur për tu mos u paragjykuar, nëse vijojmë me deklarata politike partiake, nëse bëjmë deklarata ndërkohë që kemi këtu për një proces të rregullt ligjor e kemi nisur me një këmbë jo të mbarë, të respektoni parimet kushtetuese. Në lidhje me konstituimin, ne nuk e kemi vendimin e zbardhur të seancës plenare dhe nuk e di sa është e mundur pa një vendim të zbardhur. Do të ishte korrekte të kishim një vendim të zbardhur. Duhet të ezaurojmë pikën e parë që ka lidhje me zbardhjen e vendimit.

Vokshi: kam diskutuar me drejtoreshën juridike, vendimi është zbardhur, por është vetëm çështje numri në vendimin për ngritjen e komisionit, për sa kohë kjo nuk prek thelbin unë nuk gjykoj se duhet të presim një numër. Nuk mendoj se përbën arsye për të vonuar punën e komisionit.

Vokshi: Nëse keni ardhur për të bërë zhurmë? Pak respekt, do ta merrni fjalën.

Të fundit