Flash News

DITARI POLITIK

Nis me debate mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi-Peleshit: Për dy muaj keni penguar drejtësinë

Nis me debate mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi-Peleshit:

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve, e cila është mbledhur për të diskutuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Kryetari i Grupit Parlamentar te PD Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin për zvarritjen për më shumë se 2 muaj të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Zëvendëskryeminsitres Belinda Balluku.

“Keni penguar për 2 muaj drejtësinë, keni shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren”- është shprehur Bardhi.

Gjithashtu, Gazment Bardhi ka kërkuar në mbledhjen e Këshillit te Imunitetit që mbledhja të jetë e hapur dhe media të lejohet ta ndjek atë.

“Duke respektuar kërkesën e prokurorisë për te ruajtur sekretin hetimor, mendoj se mbledhja duhet te jete e hapur dhe vetëm për raste kur prokurori dëshiron të ndaje me Këshillin nje te dhene qe përben sekret hetimor, te vendoset qe dhenia e atij informacioni te behet me dyer te mbyllura”.

“Ne parim, mbledhjet e organeve te Kuvendit janë te hapura dhe nuk ka asnjë arsye qe kjo mbledhje te mbahet me dyer te mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin qe ta hidhni kete ne votim. Nuk mund ti fshiheni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku te miliona eurove, apo bashkëfajësinë e Edi Rames ne këtë çështje” – mësohet të jetë shprehur Gazment Bardhi.

 

Të fundit