Flash News

DITARI POLITIK

Nis nesër sesioni i ri parlamentar, para "shpërndarjes" së 11 majit

Nis nesër sesioni i ri parlamentar, para "shpërndarjes"

Nesër nis sesioni i ri parlamentar, i fundit për këtë legjislaturë, kjo për shkak se nga zgjedhjet e 11 majit do të zgjidhen 140 deputetë të tjerë që do të ushtrojnë detyrën e ligjvënësit për 4 vitet e ardhshme.

Në seancën e së hënës nuk parashikohet të miratohen ligje apo marrëveshje. Në këtë mbledhje pritet të flasin vetëm kryetarja e Kuvendit dhe krerët e grupeve parlamentare.

Edhe pse zyrtarisht Kuvendi nuk shpërndahet, gjatë periudhës së fushatës elektorale nga 11 prilli deri në 11 maj nuk ka mbledhje të komisioneve dhe seanca plenare.

Sipas kodit zgjedhor, nga sot deri më 11 maj parlamenti nuk mund të miratojë ligje që sjellin përfitime për kategori të caktuara të shoqërisë, si rritje pagash apo pensionesh, nuk mund të ulet taksa dhe nuk mund të miratojë privatizime.

Sipas Kushtetutës, ky Kuvend nuk mund të nxjerrë ligje gjatë periudhës 60 ditë para mbarimit të mandatit, gjatë periudhës nga 10 korriku deri më 10 shtator.

Ndër ligjet më të rëndësishme që pritet të miratohen në javët e ardhshme është ndryshimi i Kodit Zgjedhor për të lehtësuar procesin e votimit të diasporës.

Të fundit