Flash News

DITARI POLITIK

Nis sesioni i ri parlamentar mes tensioneve politike dhe reformave të bllokuara

Nis sesioni i ri parlamentar mes tensioneve politike dhe reformave të

Këtë të hënë, deputetët rikthehen në Kuvend për çeljen zyrtare të sesionit të ri parlamentar, pas pushimeve, në një klimë të fortë tensioni politik. Punimet do të nisin me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila pritet të përcaktojë axhendën dhe kalendarin e Kuvendit për pesë javët në vijim, ndërsa seanca e parë plenare është planifikuar të mbahet në orën 17:00.

Sesioni i ri e gjen Parlamentin me disa reforma kyçe ende të papërfunduara. Mazhoranca socialiste i konsideron prioritet reformën zgjedhore dhe atë territoriale, të cilat, sipas saj, duhet të mbyllen brenda muajit korrik. Objektivi është që zgjedhjet vendore të vitit 2027 të zhvillohen mbi një Kod Zgjedhor dhe një hartë territoriale të re.

Nga ana tjetër, opozita vijon bojkotin e këtyre proceseve që prej muajit dhjetor, pa dhënë sinjale për rikthim në tryezat e dialogut. Socialistët kanë bërë të ditur se do të presin një reflektim nga opozita deri në nisjen e këtij sesioni parlamentar, por paralajmërojnë se në rast të mungesës së bashkëpunimit, do të procedojnë pa konsensus, duke marrë shumicën në strukturat e reformave.

Një qasje e tillë mbetet e diskutueshme, në një kohë kur Bashkimi Evropian ka theksuar vazhdimisht nevojën për reforma gjithëpërfshirëse dhe jo të njëanshme. Paralelisht, në axhendën politike mbetet edhe një tjetër objektiv ambicioz i shpallur nga kreu i mazhorancës: realizimi i një reforme të thellë kushtetuese brenda këtij mandati parlamentar.

 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit