Flash News

DITARI POLITIK

Nis Sot nis Samiti për paqen në Ukrainë, marrin pjesë edhe Begaj e Osmani

Nis Sot nis Samiti për paqen në Ukrainë, marrin pjesë edhe

Sot nis Samiti për paqe në Ukrainë, që do të mbahet në Burgenstok të Zvicrës,  i cili do t’i mbledhë liderët botëror për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën, do të përqendrohet edhe në rëndësinë kritike të arritjes së paqes në Ukrainë.

Në samit do të marrë pjesë dhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. 

Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë thuhet se Samiti do të bazohet në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

Ndërsa në njoftimin e presidencës së Kosovës thuhet se Osmani do ta riafirmojë përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore, si dhe do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme.

“Presidentja Osmani do ta riafirmojë përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore, si dhe do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme. Përgjatë qëndrimit në Zvicër, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë të tjerë botëror”, thuhet në njoftim.

Të fundit