Flash News

DITARI POLITIK

Nis sot sesioni i ri parlamentar, priten debate mes opozitës dhe maxhorancës

Nis sot sesioni i ri parlamentar, priten debate mes opozitës dhe

Parlamenti do të nisë sot sesionin e ri parlamentar, pas shkëputjes gjatë verës. Seanca nis në orën 10:00.

Sikurse çdo seancë edhe sot pritet të ketë debate dhe diskutime. Një ndër çështjet e nxehta aktuale, e cila pritet të marrë vëmendje, është koncesioni i sterilizimit nën hetim nga SPAK, që çoi në pranga ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Opozita ka kërkuar nga SPAK të përgjigjet për rolin dhe pozitën e ish-ministrit Ilir Beqaj në firmosjen e koncesionit.

Ky sesion pritet të sjellë në Parlament edhe Lulzim Bashës, i cili sesionin e kaluar u pa shumë rrallë. Basha vjen në Kuvend pas mbledhjes së Këshillit të tij Kombëtar.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00