Flash News

DITARI POLITIK

Nis sot sesioni i ri parlamentar, votohen ndryshimet në kabinetin qeveritar

Nis sot sesioni i ri parlamentar, votohen ndryshimet në kabinetin qeveritar

Sot do të nisë seanca e parë plenare për këtë sesion parlamentar. Parlamenti do të mblidhet pasdite në orën 17:00 dhe dekreti i parë që do të votohet është ai i Presidentit për ndryshimet në qeveri.

Bëhet fjalë për dy ndryshime në kabinetin qeveritar që janë propozuar nga Kryeministri Rama gjatë javës së shkuar. Ai i Blendi Gonxhes që është emërua si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit duke shkarkuar kështu nga posti Elva Margaritin si ministre Kulture; dhe emërimi i Adea Pirdenit si ministre Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Opozita ka paralajmëruar se do të vijojë rezistencën dhe mosbindjen civile.

Të fundit