Flash News

DITARI POLITIK

Noka dhe Bardhi takim me qytetarë dhe biznese në Kombinat, thirrje për t’iu bashkuar protestës së 11 korrikut

Noka dhe Bardhi takim me qytetarë dhe biznese në Kombinat, thirrje

Këtë të shtunë, nën moton, “Të bashkuar në betejë,” Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, Koordinatori i Rajonit të Tiranës, Klevis Balliu dhe drejtues të zonës, kanë zhvilluar takime me banorët e Kombinatit në Tiranë.

Noka u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së datës 11 Korrik kundër regjimit autokrat e antishqiptar të Edi Ramës.

Protestës së 11 korrikut duhet ti bashkohet çdo familje, çdo biznes, çdo qytetar, që është prekur nga regimi autokrat i Ramës. Synimi i vetëm i tij është të pasurojë veten, familjarët e tij, ministrat, zyrtarët, drejtorët, duke lënë në mjerim ekonomik shqiptarët, të cilët rrugë të vetme për të shpëtuar nga ky regjim kriminal e banditesk gjejnë largimin nga vendi,” u shpreh Noka teksa shpërndante fletushka në zonën e Kombinatit.

Noka gjithashtu i bëri thirrje çdo demokrati, i cili kërkon ndryshimin dhe largimin e qeverisë më të korruptuar jo vetëm në rajonin e Ballkant por edhe më gjerë, të marrë pjesë në protestën e opozitës së bashkuar më 11 korrik, në një betejë pa kthim, deri në formimin e një qeverie teknike dhe vendosjen para drejtësisë të hajdutëve të taksave të shqiptarëve.


Zona e Kombinatit është një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 2019-ës, banorët e të cilit ende nuk janë kompensuar për dëmet e shkaktuara, ndërsa bashkia u shemb çdo ditë pallate e ndërtesa për të hapur sheshe ndërtimi për miqtë e kryebashkiakut.

Të fundit