Flash News

DITARI POLITIK

Kërkesa e deputetëve të opozitës, Kushtetuesja jep vendimin për Sali Berishën

Kërkesa e deputetëve të opozitës, Kushtetuesja jep vendimin

Gjykata Kushtetuese vendosi që të rrëzojë padinë e bërë nga deputetët e opozitës sa i përket interpretimit të Nenit 73 të Kushtetutës në lidhje me masat e padrejta të marra nga SPAK ma ndaj Sali Berishës.

Kërkesa e deputetëve të opozitës, Kushtetuesja jep vendimin

Deputetët e opozitës u shprehën se masat e marra “detyrim paraqitje” dhe “pengim për të dalë nga vendi”, janë antikushtetuese, pasi SPAK nuk ka marrë më parë autorizim nga Kuvendi.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, demokratët kërkonin të zgjidhnin konfliktin e kompetencave ligjore mes SPAK dhe Kuvendit, “për sa i përket heqjes ose kufizimit të lirisë ndaj një Deputeti, në të gjitha format, kur këto kufizime të lirisë kryhen nga pushteti gjyqësor pa pyetur, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e shprehur të Kuvendit”.

Kërkesa e deputetëve të opozitës, Kushtetuesja jep vendimin

Po ashtu, në padi thuhet se duhet të shpallen të papajtueshme me kushtetutën masat e marra nga SPAK për Berishën, në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”, pasi nuk ishte marrë më herët autorizimi nga Kuvendi. Deputetët demokratë kërkuan gjithashtu pezullimin e të gjitha masave të marra ndaj Berishës, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi më 12 dhjetor, Kuvendit autorizimin për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës në atë të “arrestit në shtëpi”, pasi ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e detyrimit me paraqitje.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00