Flash News

DITARI POLITIK

Padia për shpifje/ Dështon seanca në GJKKO për Kryemadhin dhe juristin Kara, arsyeja

Padia për shpifje/ Dështon seanca në GJKKO për Kryemadhin
Foto ilustruese

Ka dështuar seanca gjyqësore e parashikuar të mbahej këtë të mërkurë për Monika Kryemadhin dhe juristin Romeo Kara. Shkak për dështimin e seancës është bërë mos paraqitja e palëve në gjyq.

Në seancën e parë, gjyqtarja Flora Hajredinaj ftoi palët të paraqiteshin në datë 11 qershor për seancën e pajtimit, por as Kara dhe as Kryemadhi në cilësinë e personit të paditur, nuk u paraqitën.

Juristi e paditi Kryemadhin për “shpifje”, pas një deklarate të bërë nga kjo e fundit në një studio televizive, ku tha se Romeo Kara ishte paguar për të bërë kallëzimin ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Të fundit