Flash News

DITARI POLITIK

Pakt dhe konsensus i dështuar/ Shansi i fundit i Alibeajt për Presidentin, raundi 4 dhe 5 i takon PS-së

Pakt dhe konsensus i dështuar/ Shansi i fundit i Alibeajt për

Sot në orën 16:00 përfundon afati i raundit të tretë për të dorëzuar kandidaturat për Presidentin e ri.  

Procesi i negociatave mes Partisë Socialiste dhe Enkelejd Alibeaj, që tashmë ka pësuar një krisje të thellë, bëri që deputeti demokrat të tërhiqej nga bisedimet në tryezë, me argumentin se socialistët nuk kishin respektuar marrëveshjen mes palëve.

“Një proces i përbashkët ku opozita të mos ishte një mbushëse topi. Jo. Por të vendosej në kushte reale që po merr pjesë në një proces serioz. Kjo ishte shenja më e plotë dhe energjike. Duan të shkojnë te raundi i katërt të shkojnë. Ne kemi bërë detyrimet tona. Kthehemi përsëri te historia që u kthyem në fillim, fjalët e tepërta janë fukarallëk. Nuk i qëndrojnë fjalët, asaj që pohuan vetë.S’i keni as ju. Serioziteti i procesit do të donte që në atë dokument të rënë dakord të shkohej deri në fund. Kjo do i jepte seriozitet procesit, e këtu mbaron gjithçka. Teksa tërhiqen do të thotë që i kanë thënë të gjitha. Në këtë proces futemi si detyrim politik, detyrim për të zhbërë atë që në të shkuarën s’ka shkuar shumë mirë. E bëmë këtë. Besoj që përballë publikut atë që kishim për të dhënë e dhamë. Pala tjetër mesa duket është e qartë që e ka bërë gjetjen e vet. Unë besoj se procesi i zgjedhjes së Presidentit nuk është eksperiment. Ajo që po ndodh në këtë proces, është me pistoletë mbi tavolinë. Kjo është një gjuhë e varfër qëndrimi që mban pala tjetër. Ne marrim pjesë në proces, por as lojë dhe as farsë nuk bëhet në sy të shqiptarëve”, tha Alibeaj.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, hodhi poshtë pretendimet e Alibeajt duke thënë se PS i ishte përmbajtur marrëveshjes dhe se nuk është e thënë që një nga emrat e propozuar nga Alibeaj dhe të vetët, duhet të jetë patjetër Presidenti i ri.

“Nëse mendoni që ju propozoni katër dhe mes tyre patjetër duhet të jetë presidenti, ky nuk është proces. Unë mendoj që bisedimet duhet të vijojnë. Nëse 4, 2 1 është formula juaja le të themi që sot nuk kemi dakordësi dhe le të kërkojmë nga partitë e tjera që të propozojnë kandidatura që mund të marrë mbështetje”, u shpreh Alibeaj.

Kreu i PD, Sali Berisha, e ka shprehur prej fillimit të procesit të negociatave se nuk do t’i bashkohet farsës së nisur nga socialistët të cilës iu bashkua edhe Alibeaj. Por, ky i fundit doli i zhgënjyer nga premtimet për konsensus politik që Balla i dha në tryezën e bisedimeve në raundin e parë.

Nesër do të mbahet edhe raundi i tretë i procesit, ndërsa maxhoranca do të marrë të drejtën e propozimit në raudin e katërt dhe të pestë.

Të fundit