Flash News

DITARI POLITIK

Paloka: Etika mblidhet nesër para Këshillit të Mandateve, PS po bllokon opozitën në çështjen Balluku

Paloka: Etika mblidhet nesër para Këshillit të Mandateve, PS po

PS ka kërkuar masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës pas tensioneve dhe kaosit të krijuar sot në Parlament.

Ndërkohë, Sekretariati i Etikës pritet të mblidhet nesër në ora 09.00 sipas njoftimit zyrtar për anëtarët e sekretariatit. 

Për deputetin Edi Paloka, në një intervistë për “Ora News”, fakti që mbledhja e Komisionit të Etikës së Kuvendit zhvillohet pak më shumë se 1 orë nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve që do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e mandatin të deputetit për Belinda Ballukut, bëhet me qëllimin që opozita të përjashtohet nga diskutimi për çështjen “Balluku”.

“Nuk ka asnjë dyshim dhe fakti që mbledhja për përjashtimin tonë bëhet rreth 1 orë apo 1 orë e gjysëm përpara se të mblidhet komisioni për Ballukun e tregon qartë synimin.

Madje, anëtarët tanë në Komisionin e Mandateve dhe Imunitetit i ruajtëm sot në Kuvend, nuk u përplasën në atë që ndodhi në Parlament, pikërisht për këtë arsye.

Por kjo nuk i ndaloi deputetët e Ramës që të kërkonin përjashtimin e 30 deputetëve të opozitës.

Pra është e qartë që nesër në atë komision të mos jenë përfaqësuesit e opozitës”, u shpreh ndër të tjera deputeti Edi Paloka.

Të fundit