Flash News

DITARI POLITIK

Paqëndrueshmëria e Bashës “konfuzon” mbështetësit e tij, bashistët sërish ndryshime

Paqëndrueshmëria e Bashës “konfuzon”

Personat të cilët janë të pozicionuar pranë Lulzim Bashës,kanë qenë në një “valë” konfuzioni së fundmi, përsa i përket “shtëpisë së tyre”.

Ndryshime të shpeshta kemi arritur të shikojmë këto ditët e fundit në profilet e tyre në facebook.

Pasi Gjykata e Apelit vendosi t’i japë vulën dhe logon e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha, duke rrëzuar Bashën, mbështetësit e këtij të fundit ndryshuan logon e PD në rrjete sociale.

Paqëndrueshmëria e Bashës “konfuzon”

Mirëpo ndryshimi erdhi sërish, ku ata e kanë shtuar sërish logon e PD-së, por duke shtuar poshtë saj “demokratët euroatlantike”.

Paqëndrueshmëria e Bashës “konfuzon”

Pas mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, të zhvilluar disa ditë më parë,Lulzim Basha shpalosi qëndrimet  në më shumë se 3 orë mbledhje nga këto dy organe kolegjiale.

Paqëndrueshmëria e Bashës “konfuzon”

Në një prononcim për mediat,  Basha, deklaroi se PD do të bëjë rekurs sepse e konsideron jo të ligjshëm vendimin e apelit,gjë që shumica e tyre thanë më herët se do pranonin çdo vendim të Gjykatës së Apelit. Por mendja ndryshohet padyshim...

Basha prezantoi shtesën që i është bërë logos së Partisë Demokratike. Bashkë me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, me të cilën u prezantua programi elektoral në 1 qershor, siglës së PD i është shtuar edhe “DEMOKRATËT EUROATLANTIKË”.

Pas një diskutimi të gjatë me strukturat drejtuese, Basha deklaroi se në çdo rast shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.

 

Të fundit