Flash News

DITARI POLITIK

“Para dhe Pushtet”/ Deputetët e rinj të Kuvendit 2025: Publikohen CV-të, formularët e dekriminalizimit dhe deklarimet e pasurisë

“Para dhe Pushtet”/ Deputetët e rinj të Kuvendit 2025:
Databaza “SpendingDataAlbania” ka publikuar të dhënat e plota për 140 deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 11 majit 2025, përmes rubrikës “Para dhe Pushtet”. Ky publikim përfshin CV-të, formularët e dekriminalizimit dhe deklaratat e pasurisë të secilit prej deputetëve.

Ndër emrat e publikuar gjenden si figura të njohura të politikës, ashtu edhe shumë emra të rinj që për herë të parë marrin një funksion publik.

Partia Socialiste përbëhet nga një numër i madh deputetësh të rinj si Enriketa Jaho, Hysen Buzali, Alma Selami, Loer Kume, Sara Mila, dhe Klevis Jahaj, krahas figurave të njohura si Edi Rama, Lindita Nikolla, Ogerta Manastirliu, Taulant Balla dhe Belinda Balluku.

Edhe Partia Demokratike sjell emra të rinj në Kuvend si Enno Bozdo, Denisa Vata, Klodiana Çapja, Blendi Himci e Tedi Blushi, së bashku me deputetët veteranë si Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Jorida Tabaku.

Në listën e re të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 2025, përfaqësohen gjithashtu edhe forca të tjera politike si Partia Socialdemokrate me Tom Doshin dhe deputetë të rinj si Sabina Jorgo e Albana Pellumbi; Partia Mundësia me Agron Shehajn e Erald Kaprin; Partia “Shqipëria Bëhet” me Ana Dajkon; si dhe Lëvizja Bashkë me Redi Muçin.

Të fundit