Flash News

DITARI POLITIK

Parlamenti bullgar bën një hap para me veton, reagon Rama dhe Meta: BE duhet të veprojë shpejt

Parlamenti bullgar bën një hap para me veton, reagon Rama dhe Meta: BE

Parlamenti bullgar miratoi sot propozimet e Presidencës Franceze për zhbllokimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Tanimë vetoja është në dorën e qeverisë dhe kryeministrit të shkarkuar Kiril Petkov.

Pas vendimit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në Twitter, kryeministri njofton komunikim që ka pasur me kreun e opozitës bullgare Boyko Borissov. Rama ka shprehur falënderimet teksa kërkon që BE të veprojë shpejt.

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”, shkruan Rama në Twitter.

Edhe presidenti Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e propozimeve franceze nga parlamenti bullgar.

“Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit. Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona.  Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende”, shkruan Meta.

Parlamenti bullgar bën një hap para me veton, reagon Rama dhe Meta: BE

Të fundit