Flash News

DITARI POLITIK

Pas alarmit të SHBA-ve, Presidenca shmang mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Institucionet janë vigjilente

Pas alarmit të SHBA-ve, Presidenca shmang mbledhjen e Këshillit

Presidenca e Shqipërisë ka reaguar pas alamit të ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani dhe kërkesës së opozitës për të mbledhur urgjent Këshillin e Sigurisë.

Në reagimin e bërë, Presidenca nuk e konsideron emergjente mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, por deklaron se të gjitha institucionet përgjegjëse janë vigjilente, pas alarmit të dhënë nga SHBA-të.

Presidenca thekson se Këshilli i Sigurimit Kombëtar është një organ këshillimor dhe nuk merr vendime, por shërben për të asistuar Presidentin në formulimin e rekomandimeve për institucionet përgjegjëse për sigurinë.

"Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor në mbështetje të Presidentit të Republikës për ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive të veta kushtetuese dhe ligjore. Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime për çështjet që diskuton. Këshilli përbëhet nga drejtues të organeve të larta shtetërore dhe titullarë të institucioneve të rëndësishme.

Këshilli i shërben Presidentit të Republikës, si rregull, për diskutimin e rekomandimeve për masat që Presidenti i Republikës përpilon për institucionet ligjzbatuese dhe përgjegjëse për sigurinë lidhur me përballimin e rreziqeve që i kanosen Republikës së Shqipërisë.

– Presidenti i Republikës është në kontakt të përditshëm me institucionet e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe informohet prej tyre për çdo situatë dhe skenar, si dhe për të gjtha masat që merren në kuadër të protokolleve të sigurisë.

– Presidenti i Republikës ka konstatuar se të gjitha institucionet relevante janë vigjilente dhe në ndjekje të plotë të situatës. Mekanizmat ekzekutivë të sigurisë janë aktivë dhe funksionalë. Gjithashtu, Presidenti i Republikës ka konstatuar se bashkëpunimi institucional dhe ai me partnerët e huaj e ndërkombëtarë është në nivele tejet të larta.

– Presidenti i Republikës vijon komunikimin me institucionet përgjegjëse për sigurinë publike dhe kombëtare, të cilat janë në koordinim dhe bashkërendim të vazhdueshëm me partnerët tanë, si dhe në krye të detyrës për përmbushjen e detyrimeve të tyre kushtetuese dhe ligjore", thuhet në reagim.

Të fundit