Flash News

DITARI POLITIK

Pas dajës së Shabanit, në “luftë” për mandatin edhe kandidatja e Lapajt

Pas dajës së Shabanit, në “luftë” për

Kërkesa e Zeqir Kordhonit për të marrë mandatin e deputetit nëse shpallet fitues, ndezi një luftë të brendshme në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”. Përplasja që nisi mes Adriatik Lapajt dhe kandidatit të Nismës Thurrje, përfundoi në një sherr virtual mes tij dhe Endrit Shabanit.

Por, gatishmëria e dajës së Shabanit për t’u bërë deputet, ka zgjuar reagimin edhe në radhët e kandidatëve të Lapajt.

Kleana Xhuveli, e renditur në listën e mbyllur mbi Zeqir Kordhonin ka depozituar po ashtu në KQZ një shkresë, ku shprehet e gatshme për t’u bërë deputete. Ajo ka kërkuar revokimin e dorëheqjes së paraqitur.

Pas dajës së Shabanit, në “luftë” për

Një ditë më parë, Lapaj reagoi pas kërkesës së Kordhonit për të marrë mandatin e deputetit, duke sulmuar drejtpërdrejt Endrit Shabanin. Ky i fundit iu përgjigj Lapajt me një reagim në Facebook duke e quajtur armik.

Të fundit