Flash News

DITARI POLITIK

Pas vendoreve, Kuvendi 'rindez motorët’ e punimeve, çfarë pritet nga seanca e sotme

Pas vendoreve, Kuvendi 'rindez motorët’ e punimeve,

Pas përfundimit të fushatës zgjedhore dhe zgjedhjet së 61 kryebashkiakëve të rinj të vendit, deputetët e opozitës dhe maxhorancës i rikthehen këtë të enjte Kuvendit.

Seanca plenare prirtet të ketë në fokus miratimin e dy projektligjeve të lidhura me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare në Bunë.

Nga miratimi për ndryshimin e pagave, p/ligji për lojërat e fatit i cili pritet të rihapë bastet sportive deri tek çështjet që kërkojnë 84 vota.

Pjesë e kalendarit të punimeve është edhe Amnistia Fiskale, Penale dhe zgjedhje e Avokatit të Popullit, që deri tani nuk ka dhënë rezultat.

Seanca pritet të sjellë debate të forta edhe për zgjedhjet vendore të 14 majit, ku opozita do të ngrejë zërin. Ndërsa mbetet për t’u parë nëse maxhoranca do të sigurojë votat për miratimin e projektligjeve apo do t’i miratojë e vetme.

Të fundit