Flash News

DITARI POLITIK

PD kërkon shpjegime për “KAYO”, interpelancë urgjente me ministrin e Mbrojtjes

PD kërkon shpjegime për “KAYO”, interpelancë urgjente

Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë pritet të shoqërohet me debat të fortë politik, pasi në rendin e ditës janë parashikuar katër interpelanca të kërkuara nga opozita.

Interpelanca kryesore është ajo urgjente me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, e kërkuar nga Partia Demokratike. Opozita kërkon shpjegime të detajuara lidhur me krijimin, funksionimin, mbikëqyrjen dhe marrëdhëniet kontraktuale të shoqërisë “KAYO”.

Në fokus janë 22 pyetje që lidhen me rolin e ministrit në këtë proces, mënyrën e përzgjedhjes së partnerëve, procedurat e ndjekura në kontraktim, si dhe nivelin e kontrollit parlamentar. PD ka ngritur gjithashtu shqetësime për rreziqe të mundshme që kjo çështje mund të paraqesë për sigurinë kombëtare.

Ndërkohë, interpelanca e dytë është kërkuar po nga opozita me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Ajo lidhet me problematikat e krijuara nga udhëzimet dhe politikat e fundit të ministrisë në sistemin arsimor, me theks të veçantë te proceset e licencimit dhe kualifikimit të mësuesve.

Të fundit