Flash News

DITARI POLITIK

PD paditi dekretimin e Diellës/ Kushtetuesja kalon çështjen në seancë plenare

PD paditi dekretimin e Diellës/ Kushtetuesja kalon çështjen

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që çështja e dekretimit të ministres ‘Diella’ nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të shqyrtohet në seancë plenare.

“Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, të Dekretit “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, nr.333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve”, thuhet në vendimin e GJK.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkoi Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.

Ata argumentuan se se Kushtetuta nuk parashikon një institucion të tillë, ndërsa vendimmarrja për ngritjen e një strukture të re të rangut ministror i takon vetëm Kuvendit.

Sipas opozitës, “Diella” është një projekt që, pavarësisht vlerësimit për inovacionin, nuk mund të marrë formë juridike përmes një dekreti presidencial, pasi kjo tejkalon kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës dhe cenon rendin institucional të përcaktuar qartë nga ligji themeltar.

Partia Demokratike kërkon që Gjykata Kushtetuese të ndërhyjë për të garantuar respektimin e parimeve të Kushtetutës, duke ndalur, siç thotë opozita, tendencën e mazhorancës për të përqendruar pushtetin dhe për të minuar funksionimin normal të institucioneve

Të fundit