Flash News

DITARI POLITIK

PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Taulant Ballës dhe Flamur Nokës pas shpalljes së rezultatit

PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Taulant

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Lezhës, përfshirë edhe votat e diasporës nga Greqia, ka përfunduar pa sjellë ndryshime në ndarjen e mandateve. Partia Demokratike ka arritur të ruajë mandatin e katërt në këtë qark, ndërsa Partia Socialiste mban tre mandate.

Edhe pse PS arriti të marrë shumicën e votave të diasporës, kjo nuk mjaftoi për të përmbysur rezultatin, duke i lënë demokratët në avantazh në një prej bastioneve të tyre kryesore në veri të vendit.

Pas shpalljes së rezultatit, situata u tensionua në ambientet e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, ku u regjistruan përplasje verbale dhe shtyrje fizike mes kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe përfaqësuesit të PD-së, Flamur Noka. Debati i ashpër mes tyre nisi për integritetin e procesit dhe rezultatin përfundimtar, duke e bërë të nevojshme ndërhyrjen e shërbimit të sigurisë për të qetësuar situatën.

Të fundit