Flash News

DITARI POLITIK

Peleshi drejton seancën i fshehur pas kompjuterit, opozita bllokon Kuvendin

Peleshi drejton seancën i fshehur pas kompjuterit, opozita bllokon Kuvendin

Pas tensioneve dhe përplasjes së gardës me deputetët e opozitës, kryeparlementari Niko Peleshi është fshehur pas kompjuterit për të vazhduar seancën plenare.

Opopzita i ka kërkuar Pelishit që në sallën e Kuvendit të jetë dhe ministrja e cila është në hetim nga SPAK Belinda Balluku, mirëpo Pelishi ka vijuar programin e ti9j duke kaluar ligje për miratim pa konsensusin e opopzitës.

 Deputetët e Partisë Demokratike kanë zënë vendet e rezervuara për ministrat, duke krijuar përplasje verbale dhe një situatë kaotike në sallë.

Në kulmin e tensioneve, është denoncuar se një shoqërues i kryeparlamentarit Niko Peleshi është futur i armatosur në sallën e Kuvendit, në shkelje të hapur të rregullave të sigurisë dhe ligjit.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të larta, duke akuzuar mazhorancën dhe duke bërë thirrje të drejtpërdrejta:“Çojini në burg”.

Veprimi i deputetëve të opozitës u cilësua si akt proteste ndaj qeverisë, ndërsa përfaqësues të mazhorancës e konsideruan situatën si pengim të punimeve normale të Kuvendit.

Të fundit