Flash News

DITARI POLITIK

Peleshi fut në rendin e ditës kërkesën për shkarkimin e tij

Peleshi fut në rendin e ditës kërkesën për shkarkimin e

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka futur në rendin e ditës të seancës plenare të datës 30 tetor, kërkesën për shkarkimin e tij nga posti.

Në njoftimin zyrtar të shpërndarë për deputetët, thuhet se seanca do të mbahet në orën 10:00, ndërsa pika e vetme në rendin e ditës është: “Projektvendimi për kërkesën ‘Për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, zotit Niko Peleshi’.”

Opozita ka kërkuar vazhdimisht kërkesën e Peleshit duke e akuzuar se ka shkelur Kushtetutën gjatë drejtimit të seancave plenare.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit