All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

DITARI POLITIK

Peleshi i hoqi fjalën Nokës, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca në Kuvend

All - Paragraf - 1

Peleshi i hoqi fjalën Nokës, opozita bllokon foltoren, ndërpritet

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi i ka hequr të drejtën e fjalës deputetit demokrat Flamur Noka, teksa ky i fundit po replikonte me Taulant Ballën.

All - Paragraf - 3

Noka e akuzoi Peleshin se është shndërruar në ushtar, duke i renditur një sërë akuzash.

Pas kësaj, opozita u çua dhe bllokoi Foltoren dhe seanca plenare u ndërpre.

Pjesë nga debati:

Noka: Se s’po më kërcet më. Për fat të keq, nga ushtar i Ramës je shndërruar thjesht në ushtar. Të flasë këtu dhe të përfaqësojë të ashtuquajturën mazhorancë ‘personi 009’? Të flasësh këtu në emër të popullit që është mazhorancë? Të flasë këtu personi që gjendet në dosjet e Brukselit për trafik? Ju jeni katandisur, jeni thjesht bandë dhe keni një kryebandit.

Peleshi: Neni 64, merrni masën e dytë, është vërejtje.

Noka: A të dogji? E vërteta djeg, por nuk fshihet. Të vendosen emrat e katër të vrarëve nga partia juaj.

Peleshi: Të ndërpritet fjala. Nuk e merr dot me forcë.

Të fundit