Flash News

DITARI POLITIK

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, zbardhen porositë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare,

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar e cila kishte në fokus sigurinë kibernetike dhe masat e marra për të garantuar mbrojtjen kibernetike në vend.

Takimi mes përfaqësuesve të qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse analizoi situatën aktuale dhe impaktin e masave të marra nga qeveria për mbrojtjen kibernetike.

Nga raportimet e institucioneve dhe diskutimet e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar konstatohet se përgjatë një viti është bërë progres në forcimin e kapaciteteve dhe mbrotjes kibernetike në vend.

Institucionet AKSHI dhe AKCESK do të vijojnë bashkëpunim me partnerët strategjikë SHBA, BE, NATO-n, si dhe vende të tjera partnere dhe aleate për forcimin e mbrotjes kibernetike.

Po ashtu, në mbledhje u garantua se do të përmirësohet kuadri ligjor, investimet në teknologji, arsimim, trajtimin dhe ndërgjegjësimin e specialistëve të cilët kanë akses në sisteme tekonologjike me rëndësi për soigurinë kombëtare.

Takimi kishte në fokus edhe kërcënimet që vijnë nga Irani, qofshin në formën e porpagandës apo në formën hibride.

Do të bëhet një vlerësim nga institucionet ligjzbatuese dhe përgjegjëse në fushën e sigurisë kombëtare për të informuar partnerët ndërkombëtarë, mbi situatën e sigurisë kibernetike në vend.

Të fundit