Flash News

DITARI POLITIK

Përjashtimi nga seancat, mblidhet sot Byroja e Kuvendit, PD kërkon mbledhje të hapur

Përjashtimi nga seancat, mblidhet sot Byroja e Kuvendit, PD kërkon

Byroja e Kuvendit do të mblidhet sot për të shqyrtuar ankimimin e deputetëve të PD-së, lidhur me përjashtimin e tyre nga seancat plenare.

Mbledhja do të mbahet në orën 11:00. Demokratët i kanë dërguar një shkresë kryeparlamentarit Niko Peleshi ku kërkojnë që mbledhja të zhvillohet në praninë e mediave.

“I Nderuar Z. Kryetar, Në cilësinë e anëtarit të Byrosë së Kuvendit, në kuadër të transparencës dhe interesit të opinionit publik, si dhe ndjeshmërisë së çështjeve për diskutim, kërkoj që mbledhja e sotme e Byrosë së Kuvendit, në orën 11:00, të zhvillohet me praninë e mediave dhe gazetarëve. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin”, thuhet në shkresën e dorëzuar nga PD.

Përjashtimi nga seancat, mblidhet sot Byroja e Kuvendit, PD kërkon

Të fundit