Flash News

DITARI POLITIK

Përplasje në Këshillin e Rregullores/ Bardhi-Sinajt: Ke futur duart në buxhetin e shtetit

Përplasje në Këshillin e Rregullores/ Bardhi-Sinajt: Ke futur

Ka pasur debate në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mbledhur sot në lidhje me mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Ky i fundit është përplasur me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Demokrati i tha Sinajt se ka futur duart tek buxheti i shtetit.

Debati:

Sinaj: Nuk i ke thënë punës mirëmëngjesi një ditë. Nuk të toleroj. Unë s'kam vjedhur, bëj biznes të ndershëm. Sikur të bënin të gjithë biznes të ndershëm siç bën biznesi im. S’të lejoj fare ty, se ti ke gëlltitur një luftë çorbë të prishur dhe do vjedhësh tërë jetën do e tregojë historia punën tendë.

Bardhi: Nëse deputeti është si drejtues i mbledhjes na thuaj. E mori fjalën pa ia dhënë ju. Zotëria unë i kam dhënë lekë buxhetit për dëmin që kam shkarkuar, ti ke futur duart në buxhetin e shtetit. Na thuaj edhe lejet e ndërtimit që ke marrë në Tiranë. Ata që fusin duart në buxhetin e shtetit, siç je ti, do kesh gishtin gjithmonë të ngritur sepse ke shkelur kushtetutën

Sinaj: S’kam marrë anosje leje ndërtimi e themi publikisht, vetëm leja para se të bëhesha deputet për biznesin. Ti vazhdon të gënjesh, se s’të lë vesi. Je gështenjta dhe shpifës.

Të fundit