Flash News

DITARI POLITIK

Policia nuk jep leje, PD nuk tërhiqet nga protesta në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia nuk jep leje, PD nuk tërhiqet nga protesta në bulevardin

Partia Demokratike konfirmon se protesta e paralajmëruar për ditën e nesërme do të zhvillohet, pavarësisht mbajtjes së Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

Protesta do të mbahet në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryqëzim me rrugën Fortuzi, pranë Ministrisë së Drejtësisë, në orën 17:00. PD thekson se ky është njoftimi përfundimtar, duke hedhur poshtë çdo mundësi për zhvendosje të vendit të tubimit.

Pavarësisht se policia ka refuzuar lejen për zhvillimin e protestës në këtë zonë dhe janë bërë përpjekje për të ndryshuar edhe afishimet publike të saj, opozita deklaron se do të ndjekë planin e saj fillestar.

Protesta pritet të zhvillohet vetëm disa qindra metra larg sheshit “Skënderbej”, ku në të njëjtën kohë do të jenë të pranishëm liderët e vendeve europiane në kuadër të samitit.

 

Të fundit